Një nga dy veprimtaritë humanitare të së shtunës, të dedikuar tërësisht jetimëve, përmbante shpërndarjen e një ndihme në pako ushqimore.
Ndarja e pakove me ushqime u bë pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR, nën kujdesin e punonjësve të tij.
Ky ishte kontingjenti i radhës i ndihmës në ushqime për 50 jetimë të mbështetur nga EMİN, një organizëm i ndihmës humanitare me qendër në Gjermani.
Fondacioni ALSAR dhe EMİN kanë një bashkëpunim produktiv në fushën humanitare, dobiprurës për shtresa në nevojë, në veçanti për fëmijë jetimë.
Këta gëzojnë ndihmën e pakursyer të ALSAR-it në shumë aspekte të jetës së tyre, të përforcuar e të dendësuar nga partneritete të ngjashme.