Në një ceremoni të mbajtur në ‘Tirana International Hotel’ Fondacioni ‘Alsar’ me rastin e Kurban Bajramit në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘Hasene’ me qendër në Gjermani dhuroi veshmbathje për 300 jetimë.
Nën atmosferën festive që përçon festa e Kurban Bajramit tek fëmijët dhe nën fjalët e ndjera të drejtuesit të Fondacionit ‘Alsar’ Mehdi Gurra, përfaqësuesit të organizatës humanitare ‘Hasene’ dhe Atasheut fetar të Republikës së Turqisë në Tiranë Dr.Adem Gerlegiz gjithçka kaloi në mënyrë perfekte.
Atmosferës festive ju shtua edhe grupi artistik i valleve popullore të fëmijëve që i dhan një minutazh hareje të gjithë ceremonisë.
Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij janë gjithmonë pranë fëmijëve jetimë.