Ndihma në ditë të solidaritetit human, shpërndahen pako ushqimore në Labinot

Në ditën e dytë të aktiviteteve humanitare të zhvilluara me mbështetjen nga IHH, me qendër në Holandë, janë shpërndarë pako me ushqime për familje në nevojë në Labinot-Mal dhe Labinot-Katund.

Ndihma e shpërndarë të dielën përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë. Në Labinot-Katund u dhanë 250 pako, dhe 50 të tjera në Labinot-Mal.

Ky ishte kontingjenti i dytë i ndhmës ushqimore të shpërndarë me mbështetjen e IHHNL-së. Një kontingjent i parë prej 200 pakosh është shpërndarë pak javë më parë.

IHHNL mbështeti të shtunën zhvillimin e dy veprimtarive të tjera, të zhvilluara në ambientet e Fondacionit ALSAR, dhënien e veshmbathjeve për jetimët dhe të bursave të ekselencës për studentët.

ALSAR realizon një varg projektesh humanitare gjatë muajit të Ramazanit në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Nëpërmjet tyre ndihmohen shtresa në nevojë dhe përçohet ngado në shoqëri fryma e solidaritetit human.

soap 2 day