Në vazhdimësinë e realizimit të projektit humanitar të mbështetur nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një sasi e konsiderueshme ndihme ushqimore u shpërnda të shtunën.
Ndalesë e punonjësve të Fondacionit ALSAR ishin Elbasani, Cërriku, Librazhdi dhe Gramshi, ku ndihma do të shpërndahej për familje të jetimëve.
Ajo përbëhej nga 125 pako me artikuj bazë ushqimorë, dhënë në ditë të solidaritetit human.
Ndërsa muaji i Ramazanit mbyll javën e dytë të tij, shtresa në nevojë janë ndihmuar ditë pas dite përmes aktiviteteve humanitare të ALSAR-it.
Nga bashkëpunimi me TİKA-n në projekte humanitare për këtë muaj përfitojnë shtresa në nevojë, njerëz në pritje të mbështetjes ekonomike dhe morale.
Shpërndarja e ndihmave ushqimore në Ramazan ka ende rrugë për të bërë, në vijim dhe në gjysmën tjetër të tij.