Ndihma në ushqime për banorë të Peqinit, Librazhdit dhe Belshit

Veprimtaria humanitare dyditore në qarkun e Elbasanit ka vijuar në ditën e dytë të saj në tre vendndalime të tjera.

Një sasi e konsiderueshme ndihmash ushqimore është shpërndarë në Peqin, Librazhd dhe Belsh.

Familje në nevojë janë ndihmuar me 273 pako me artikuj ushqimorë, mundësuar nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

E tërë ndihma e shpërndarë në qark në kuadër të afrimit të muajit të Ramazanit përbëhej nga 833 pako ushqimore.

Fondacioni ALSAR ka nisur tashmë fushatën e zakonshme humanitare që i paraprin mbërritjes së muajit të begatë të agjërimit dhe që vijon bashkë me të.

Projektet humanitare të kësaj periudhe janë në përgjithësi bashkëveprime me partnerë ndërkombëtarë.

soap 2 day