Pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR është zhvilluar një aktivitet humanitar në ndihmë të fëmijëve jetimë të kryeqytetit.
Për 80 jetimë të Tiranës është dhuruar mish “Adak”, marrë prej tyre nën shoqërimin e familjarëve.
Ndihma përbënte një kontribut material, ndërsa dëshmonte në mënyrë të përsëritur kujdesin e pandërprerë të Fondacionit ALSAR për ta.
Shpërndarjen e kësaj sasie mishi “Adak” e mundësoi një dhurues nga Turqia, Hafiz Mustafa Demirkan.
ALSAR bashkëpunon dhe ndërvepron me ente dhe individë në zhvillimin e aktivitetit të tij humanitar, me vëmendje të veçantë të kushtuar jetimëve.