Ndër aktivitetet humanitare të fillimjavës në Shkodër ishte dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore të sjella nga Avrupa Yardım Vakfı, një fondacion bashkëpunues me ALSAR-in.
Dhjetëra njerëz e pjesëtarë familjesh në nevojë morën pakot e ndihmave me artikujt më bazë ushqimorë.
Për nevojtarët u dhanë 50 pako me ushqime në veprimtarinë shpërndarëse të organizuar dhe administruar nga Fondacioni ALSAR.
Veprimtari të ngjashme humanitare do të zhvillohen përgjatë gjithë muajit të Ramazanit në të katër anët e vendit.
Ardhja në ndihmë nevojtarëve në këto ditë solidariteti human është një angazhim i kahershëm i Fondacionit ALSAR, i përkrahur me kontribute konkrete nga organizata dhe fondacione partnere.