Ndihma ushqimore në Labinot, aktivitet humanitar në prag të Ramazanit

Realizuesit e projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan shkuan të dielën në Labinot të Elbasanit, në të tretën ditë të këtij aktiviteti humanitar.

Për banorë të zonës, familje në nevojë, punonjës të Fondacionit ALSAR dhe të organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, mbështetëse e projektit, HASENE, shpërndanë 200 pako me artikuj ushqimorë.

Si kudo tjetër, ndihma ushqimore, në shprehje të solidaritetit humanitar, u prit me mirënjohje nga nevojtarët.

Gjatë tre ditëve të fundit të javës së kaluar u shpërndanë 800 pako me ndihma ushqimore, fillimisht në Pogradec, më pas në Tiranë e Lushnjë, e së fundi në Elbasan.

Ndihma për shtresat në nevojë është një angazhim i përhershëm i Fondacionit ALSAR. Vëmendja ndaj tyre merr të tjera përmasa me ardhjen e Ramazanit.

soap 2 day