Në kuadër të veprimtarive humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë, në qytetin e Lushnjës janë shpërndarë pako ushqimore.
Ndihma u dha për 80 familje në nevojë. Dhurimi i pakove me ushqime u bë me mbështetjen e HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani.
Aktiviteti i sotëm pasoi ato të javës së shkuar, mbështetur nga e njëjta organizatë, duke ndihmuar familje në nevojë në disa qytete të vendit.
ALSAR-i dhe HASENE realizuan së bashku kështu projektin e ndihmave të ngutshme dhe të atyre dimërore.
Përmes dhurimit të ndihmave të tilla shprehet solidariteti me shtresat në nevojë, përçohet shpresë te nevojtarët dhe u tregohet se nuk janë të braktisur në fatin e tyre. Fondacioni ALSAR i jep rëndësi njëlloj si mbështetjes ekonomike dhe asaj shpirtërore për njerëzit në nevojë.