Një ndihmë e dhënë për familjet në nevojë me afrimin e dimrit është lënda drusore për ngrohje. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ta blejnë atë, as të ngrohen ndryshe, prandaj Fondacioni ALSAR e ka parë të nevojshme t’ua sigurojë një sasi të caktuar.
Me projektin humanitar të ALSAR-it për shpërndarjen e ndihmave dimërore, lëndë drusore për ngrohje në sasinë një metër kub u është shpërndarë 100 familjeve të fëmijëve jetimë në Tiranë.
Mbështetje për realizimin e projektit dha IHH me qendër në Holandë.
Projekti i shpërndarjes së ndihmave dimërore është në fillimet e veta për këtë sezon. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, harta e shpërndarjes së ndihmave dimërore do të zgjerohet, e bashkë me të dhe numri i përfituesve, individë apo familje në nevojë.
Lënda drusore është vetëm një në ndihmat e shumta për nevojtarët që ALSAR jep përgjatë gjithë vitit.
Solidarizimi me njerëzit në nevojë, me të pamundurit, ndihma për ta, gjendet në esencën e aktivitetit të Fondacionit ALSAR.