Ndihmë e ngutshme, ushqime dhe batanije për të prekurit nga përmbytjet në Tropojë

I gatshëm për të dhënë ndihmë aty ku është e nevojshme, Fondacioni ALSAR zhvilloi të martën një aktivitet humanitar në Tropojë.

Në suazën e projektit të emergjencave civile, u ndihmuan me ushqime dhe batanije familje tropojane të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.

Shpërndarja u bë në bashkëveprim me pushtetin lokal, ndërsa i gjithë aktiviteti u bë i mundur falë mbështetjes së WEFA-s, organizatës partnere të ndihmave me qendër në Gjermani, përfaqësuesit e së cilës ishin të pranishëm dhe aktivë në terren së bashku me drejtuesit e ALSAR-it.

Për familjet më në nevojë u shpërndanë 100 pako me ushqime dhe 200 batanije; çdo tërheqës i ndihmave mori një pako me artikujt bazë ushqimorë dhe dy batanije.

Përfituesit falënderuan Fondacionin ALSAR dhe WEFA-n për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira për ta.

soap 2 day