Në bashkëpunim me ‘IHHNL’ shpërndahen pako ushqimore për jetimët dhe për njerëzit në nevojë.

Ashtu sikurse njoftuam në ditën e shkuar, ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë, në kuadër të Muajit Ramazan, e shtriu aktivitetin solidarizues dhe humanitar në veri-lindje të vendit.

‘Fondacioni Alsar’ ndoqi intenerarin e shpërndarjeve të pakove ushqimore në aksin MilotRrëshen-Burrel-Klos-Peshkopi-Kukës, ku për jetimët dhe familjet në nevojë të këtyre qyteteve u dhuruan 200 pako me produkte të ndryshme ushqimore.

Ndihmat në kuadër të Muajti të Ramazanit janë ndihma të një rëndësie të veçantë si shenjë të humanizmi dhe solidariteti me shtresat në nevojë në këtë muaj agjërimi.

soap 2 day