Në Devoll me aktivitet humanitar, shpërndahen pako me ushqime

Fondacioni ALSAR e shtrin më tej gjeografinë e zhvillimit të aktiviteteve humanitare ndërkohë që muaji i begatë i agjërimit është në të mbaruar të tij.

Nga veriu në jug, shtresa në nevojë kanë ndier në Ramazan përkrahjen e ALSAR-it dhe të partnerëve të tij dhe kanë prekur ndihmën konkrete.

Kjo ndihmë ka mbërritur dhe në Devoll, e kushtuar familjeve në nevojë. Sasia e shpërndarë atyre përbëhej nga 150 pako me artikujt bazë ushqimorë.

IHH, organizata humanitare me qendër në Holandë, e mbështeti zhvillimin e aktivitetit dhe ishte e pranishme në të me përfaqësuesit e saj.

Më herët, para nisjes së Ramazanit, IHHNL-ja pati mbështetur shpërndarjen e një sasi të parë ndihme ushqimore, duke e çuar në tërësi kontributin e saj për këtë muaj të madhërueshëm në 350 pako me ndihma ushqimore të dhuruara për shtresa në nevojë.

soap 2 day