Ndërveprimi mes Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vijon me projektin e përbashkët të shpërndarjes së pakove me ushqime në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit.
Ky aktivitet humanitar në ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit është shtrirë tashmë tej kryeqytetit, në ndihmë të jetimëve.
Të mërkurën, më 20 prill, ndihma ushqimore u shpërndanë në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas.
Për fëmijë jetimë nën përkujdesin e ALSAR-it dhe për familjet e tyre u dhanë 200 pako me ushqime, ndihmë e drejtpërdrejtë e TİKA-s.
Kujdesi për shtresat në nevojë, dhe, në veçanti, ndihma për fëmijët jetimë, janë preokupim i vazhdueshëm i Fondacionit ALSAR. Vëmendja ndaj tyre shtohet në Ramazan, me gjallërimin e frymës së solidaritetit, e me mbështetjen e organizmave partnere.