Në ditën e dytë të aktivitetit humanitar të organizuar me mbështetjen e organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, në ndihmë u është ardhur nevojtarëve të Elbasanit.
ALSAR dhe HASENE kanë shpërndarë pako ushqimore, ngrohëse elektrike dhe batanije për jetimë, për familjet e tyre dhe për familje në nevojë.
Në ndalesën e sotme në Elbasan, për çdonjë nga 100 fëmijë jetimë apo familjarë të tyre janë dhënë si ndihmë nga dy batanije dhe një ngrohëse elektrike; artikuj mjaft të nevojshëm në të ftohtin e dimrit.
Në Labinot-Mal, 100 familje në nevojë janë ndihmuar me pako ushqimore, shpërndarë nga punonjësit tanë dhe të organizatës partnere.
Gjithçka e dhuruar nevojtarëve ka qenë në kuadër të ndihmës humanitare emergjente dhe dimërore.
Ditë të tilla të solidaritetit human, gjatë së cilave ai shprehet me shpërndarje ndihmash, janë të vazhdueshme në aktivitetin e Fondacionit ALSAR.