Në ditën e sotme në vijim të ndihmës në prag të festës së ‘Kurban Bajramit’ në ambientet e Fondacionit ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani u shpërndanë 100 pako me ushqime për familjet e jetimëve.
Ashtu si në çdo prag feste me karakter hyjnor Fondacioni ‘Alsar’ është gjendur gjithmonë pranë familjeve në nevojë, kryesisht familjeve të jetimëve që edhe ata të kalojnë një festë të gëzuar.
Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij do e vijojnë aktivitetin humanitar përgjatë festës së ‘Kurban Bajramit’ në shërbim të shtresave në nevojë.