Në kuadër të Kurban Bajramit shpërndahen dhurata dhe ndihmë ekonomike për jetimët.

Në prag të festës së ‘Kurban Bajramit’, përgjatë ditës së sotme në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u shpërndanë dhurata dhe ndihma ekonomike për fëmijët jetim.

Në një bashkëpunim midis ‘Fondacionit Alsar’ me ‘Organizatën Ndërkombëtare Islame të Bamirësisë’ me qendër në Kuvajt u bë e mundur të asistohen 100 fëmijë jetimë në dhurata në veshmbathje dhe në ndihmë ekonomike.

Asistenca ndaj fëmijëve jetim është një nga objektivat më të rëndësishme të ‘Fondacionit Alsar’ ku edhe në ditët në vazhdim kjo ndihmë do të vijojë në kuadër të festës së ‘Kurban Bajramit’

soap 2 day