Në kuadër të vitit të ri shkollor, jepet ndihmë me bazë materiale dhe didaktike

Aktiviteti i Fondacionit ALSAR përmban për çdo shtator zhvillime projektesh në fushën arsimore, në ndërthurje dhe me aspektin humanitar.

Me dhurimin e ndihmave të ndryshme, përgjithësisht të mjeteve shkollore, ALSAR u gjendet pranë nxënësve dhe mësuesve, e jep kontribut për një proces të mbarë mësimor.

Urimi në nisje të vitit të ri shkollor nuk është një përmbledhje e thjeshtë fjalësh, por pasohet me konkretizimin e vëmendjes për arsimin nëpërmjet veprimtarive të shumta dhuruese.

Një javë pasi shkollat hapën dyert dhe pritën nxënësit, ALSAR realizoi dhurimin e një baze materiale dhe didaktike, dedikuar për shkollën 9-vjeçare “14 Nëntori” në Mushqeta, në njësinë administrative të Krrabës, si dhe për konviktin studentor në Tiranë, nën kujdesin e tij.

Ndihma e përbërë nga tavolina, karrige dhe kompjutera u prit me mirënjohje nga përfituesit.

Fondacioni ALSAR do të vazhdojë të japë kontribut qenësor për arsimimin sa më të mirë të fëmijëve dhe të të rinjve.

soap 2 day