Në Kukës nis kursi i gjuhës turke për vitin shkollor 2024-2025

Në qytetin e Kukësit ka hapur dyert kursi i gjuhës turke për të gjithë të interesuarit, për djem e vajza që duan ta ndjekin atë e t’i çelin vetes perspektiva të reja në rrugën e arsimimit.

Ky kurs i përvitshëm nis punën vetëm pak kohë pas fillimit të vitit të ri shkollor, 2024-2025, dhe do të vijojë përgjatë gjithë tij.

Mësimi i gjuhës turke u bëhet i mundur të rinjve të Kukësit nëpërmjet niveleve të ndryshme të kursit. Mjetet e duhura didaktike dhe mësimdhënia cilësore e bëjnë të lehtë përvetësimin e turqishtes.

Ndjekja e kursit është një kohë e kaluar në mënyrë të dobishme, një përpjekje produktive e cila do t’i ndihmojë në të ardhmen e afërt ata që synojnë t’i vazhdojnë studimet e ciklit të mesëm ose të lartë në Turqi.

Projekti i kurseve të gjuhës turke vihet në zbatim njëkohësisht në Konispol dhe në Tiranë, si për çdo vit shkollor.

I përsëritur vit pas viti, ai merr jetë në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, të përkushtimit të tij institucional për të dhënë kontribut të qenësishëm në mirërritjen e brezit të ri.

soap 2 day