Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë janari me zbatimin e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.
Në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh.
Çdo përfitues i kësaj ndihme ka marrë një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje. Shpërndarjen nuk e ka penguar moti me reshje të dendura.
Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.
Shpërndarja e ndihmave dimërore është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi gjatë stinës së ftohtë, me të cilën u vihet në ndihmë njerëzve më në nevojë.