Duke ndërthurur aktivitetin arsimor dhe humanitar, Fondacioni ALSAR vijon programin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave publike.
Në dy shkolla të Përrenjasit u dhuruan të mërkurën, më 6 tetor, çanta dhe mjete kancelarike për nxënësit, dhe botime të ALSAR-it për trupin pedagogjik.
Ndihmat u dhanë në Shkollën 9-vjeçare “Rrajcë-Fushë” dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali Halili”.
Përfitues të ndihmave të ALSAR-it ishin 811 nxënësit e dy shkollave. Veç tyre, çdo pjesëtar i trupit pedagogjik të këtyre dy shkollave mori një pako me pesë tituj të botimeve të Fondacionit ALSAR.
Projekti u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Përrenjas dhe u mbështet nga IHH me qendër në Holandë.
ALSAR-i e ka bërë traditë dhënien e ndihmës për nxënësit e shkollave publike në nisje të çdo viti të ri shkollor. Nxënës në shkolla të tjera të vendit kanë marrë të njëjtën ndihmë, në çanta dhe mjete shkollore, në javët e kaluara.