Të përfshirë nga fryma e solidaritetit human në këtë muaj të begatë, punonjës të Fondacionit ALSAR vazhdojnë pandërprerë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit.
Ata u kanë ardhur në ndihmë në stacionin e radhës banorëve të Kukësit dhe Rrëshenit, duke u shpërndarë atyre pako me ushqime.
Sasia prej 200 pakosh u shpërnda për familje në nevojë.
Në Kukës e përfituan jetimë dhe familje të përzgjedhura nga bashkia e qytetit prej listës së asistencës ekonomike.
Në Rrëshen, gjithashtu, ndihma u dha për familje në gjendje jo të mirë.
Aktiviteti përbënte një copëz të projektit humanitar në zhvillim e sipër në kuadër të muajit të Ramazanit, me mbështetjen e vyer të TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.