Humanizmi i shprehur fort dhe gjerësisht përgjatë Ramazanit mbetet i pandryshueshëm dhe në ditët e fundit të tij.
Punonjësit e Fondacionit ALSAR nxitojnë të çojnë në destinacion ndihmën e dedikuar shtresave në nevojë.
Shpërndarja e ndihmave në ushqime ka vijuar në dy njësi administrative të Tiranës, në Krrabë dhe Petrelë.
Për njerëz në nevojë, pjesëtarë të listave të asistencës ekonomike, në Krrabë janë shpërndarë 150 pako me artikujt bazë ushqimorë, e po kaq, 150, u shpërndanë dhe në Petrelë.
TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, i mbështeti aktivitetet shpërndarëse, në kuadër të bashkëveprimit me Fondacionin ALSAR gjatë tërë këtij muaji të veçantë.