Në të hyrë të Ramazanit, pako me ushqime për banorë të Malësisë së Madhe

Aktiviteti i përbashkët humanitar në prag të Ramazanit i Fondacionit ALSAR dhe HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, vazhdoi në ditën e tretë të tij me shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Malësinë e Madhe.

Ndihma për banorë të kësaj treve, për familje në nevojë, përbëhej nga 150 pako me ushqime, shpërndarë të mërkurën.

Përfaqësues vullnetarë të HASENE-së dhe punonjës të ALSAR-it e kryen së bashku aksionin shpërndarës, mes pritjes me dashuri dhe mirënjohje nga banorët, të rritur e fëmijë.

Ditët e solidaritetit human me njerëzit në nevojë para dhe gjatë Ramazanit janë një fushatë shpërndarjeje ndihmash e organizuar për çdo vit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me organizata dhe fondacione partnere. HASENE është prej kohësh kontribuese e rëndësishme me ndihma e fushatës.

Përkundër kontekstit të këtij aktiviteti humanitar, ndihma me pako ushqimore është më e vyer tani që rritja e pandërprerë e çmimeve po godet ekonominë dhe jetesën e çdo familjeje.

soap 2 day