Përgjatë ditës së sotme në Tiranë, në ambientet e ‘Hotel Tirana’ në sallën e konferencave ‘Abret’ u promovuan tre veprat e autorit turk Adem Özköse: ‘Autostop në Xhenet’, ‘I burgosuri’ dhe ‘Udhëtimi’ të botuara për publikun nga ‘Fondacioni Alsar’.
Në një sallë të tejmbushur nga grupmosha të ndryshme u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe refleksione mbi romanet e autorit Adem Özköse.
Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe njëkohësisht përkthyesja nga turqishtja e veprës me titull ‘Udhëtimi’ Znj.Xhemile Abdiu shprehu vlersime mbi veprat duke u shprehur se veprat e Adem Özköse janë vepra lehtësisht të kuptueshme për lexuesin si pasojë e një stilistike narrative tepër të drejtëpërdrejtë.
Pasi refleksionet mbi veprat përfunduan, fjalën e mori autori i veprave, gazetari dhe shkrimtari Adem Özköse ku shprehu përkushtimin e tij ndaj librit si institucion dhe më tej shpjegoi për publikun në sallë se në çfarë gjendjeje emocionale dhe artistike i kishte shkruar këto tre vepra.
Ra në sy interesimi i publikut teksa autori jepte fakte mbi përjetimet në lidhje me veprat, për eksperiencën e tij si i burgosur për rreth tre muaj në burgjet e regjimit të Asadit në Siri, për eksperiencat e bukur të konvertimeve në Islam të përjetësuara në veprën ‘Autostop në Xhenet’ dhe për pasazhe nga eksperiencat e tij si udhëtar nga vepra ‘Udhëtimi’.
Interesim tepër i madh u tregua kryesisht nga studentët të ndodhur në sallë teksa autori priste pyetje të drejtuara nga publiku në kuadër të veprave.
Fjala përmbyllëse u mbajt nga drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra i cili shprehu falenderimin për pjesmarrjen në aktivitet, gjithashtu në kuadër të veprës ‘I Burgosuri’ shprehu edhe gjykimin e tij kritik mbi format e regjimeve represive të cilët e shtyjnë njeriun drejtë limiteve, ku fjala liri konsiderohet mëkat.
Në përfundim të aktivitetit ‘Fondacioni Alsar’ dhuroi për publikun një kopje për çdo titull të veprave të sipërpërmendura të cilat u firmosën përzemërsisht nga autori Adem Özköse