Në traditën e ALSAR-it, jetimëve u dhurohen veshmbathje për Kurban Bajram

Në atmosferën festive të mbërritjes së Kurban Bajramit, të pritjes së tij sa më mirë dhe sa më gëzueshëm, Fondacioni ALSAR ka menduar sërish për jetimët.

Duke respektuar një traditë shumëvjeçare të tij, të forcuar viti pas viti, si në çdo bajram, ALSAR-i i ka gëzuar fëmijët jetimë me dhurata.

Veshmbathje të reja janë dhuruar për ta, shpërndarë në ambientet e fondacionit nga punonjës të ALSAR-it dhe përfaqësues të entit mbështetës.

Veshmbathjet e përzgjedhura me kujdes e dashuri i kanë përfituar 250 jetimë, të lumturuar dhe për kohën e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, dhe një partnere e kahershme e Fondacionit ALSAR, e mundësoi zhvillimin e kësaj veprimtarie në dobi të jetimëve.

Ditët e Kurban Bajramit i shoqëron në Fondacionin ALSAR një aktivitet i shtuar, më së shumti humanitar.

soap 2 day