Në vazhdim të projektit të diplomacisë gastronomike, nëna jetimësh dërgohen në Turqi për të mësuar më tepër mbi kuzhinën turke

Ashtu siç ishte premtuar në mbarim të kursit të mësimit të kuzhinës turke javë më parë, një numër kursantesh janë dërguar në Turqi për t’i thelluar njohuritë mbi kuzhinën turke dhe për t’u përgatitur akoma më mirë.

Shtatë të përzgjedhurat prej 25 nënave të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR, ndjekëse të kursit dhe të pajisura me certifikatat përkatëse, do të qëndrojnë dy javë në Turqi dhe do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër punën në kuzhinat turke të restoranteve të administruara nga mastershefja Ebru Baybara Demir. E njohur ndërkombëtarisht, mjeshtra turke e kuzhinës e drejtoi kursin dhe në Tiranë.

Kualifikimi shtesë ka për t’i shërbyer aftësimit më të plotë të nënave të jetimëve, ka për t’ua bërë më të lehtë rrugën e nisur në këtë profesion të ri dhe do t’u krijojë mundësi më të mira punësimi.

Punës së përbashkët së disa institucioneve për këtë projekt i bashkangjitet dhe mbështetja e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit. Ndërkohë, i gjithë programi dhe aktiviteti bazohet në nismën e Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdoğan, për ta bërë të njohur kudo kulinarinë turke.

I përfshirë aktivisht në aktivitetin e gastrodiplomacisë Turqi-Shqipëri, Fondacioni ALSAR përmbush dhe misionin e tij humanitar për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, në këtë rast, nënave të fëmijëve jetimë për të cilët kujdeset pandërprerë.

soap 2 day