Në aktivitet të ngjeshur humanitar përgjatë tërë këtij muaji, Fondacioni ALSAR shpërndan ndihma ushqimore për shtresa në nevojë në pjesë të ndryshme të vendit.
E bën këtë me një varg partnerësh, bashkëpunëtorë të hershëm dhe të rinj në fushën humanitare.
Falë ndërveprimit në Ramazan me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) po zhvillohet shpërndarja e një sasie të madhe ndihme ushqimore.
Aktiviteti i radhës ishte në verilindje të vendit, në një segment që përfshiu Burrelin, Klosin dhe Bulqizën, Dibrën në një kuptim më të gjerë.
Ndihmën ushqimore të shpërndarë e përfituan 100 familje jetimësh dhe në nevojë.
Falënderimi për ndihmën ishte i pranishëm te çdo përfitues.