Në ambientet e Fondacionit ALSAR është pritur për një vizitë nënkryetari i RTÜK-së, Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Turqisë, z. Orhan Karadaş.
Nën shoqërinë e pjesëtarëve të tjerë të një delegacioni, të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë të AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive, ai u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.
Në bisedën e ngrohtë që e shoqëroi vizitën, miqve nga Turqia iu bë i njohur aktiviteti i gjerë i Fondacionit ALSAR, veprimtaria e tij humanitare, arsimore dhe kulturore në dobi të shoqërisë shqiptare.
Nënkryetari i RTÜK-së u njoh dhe me kontributin e Fondacionit ALSAR për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke, me përpjekjet në shfrytëzimin e mundësive për çuarjen më tej të tyre.
- Karadaş i shprehu mirënjohjen z. Gurra për pritjen miqësore dhe e falënderoi për tërë aktivitetin e Fondacionit ALSAR.
Zyrtari turk dhe shoqëruesit e tij e mbyllën vizitën me përshtypjet më të mira!