Nis aktiviteti humanitar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore me afrimin e muajit të Ramazanit

Me një traditë të konsoliduar ndër vite, aktivitetet humanitare të Fondacionit ALSAR në muajin e begatë të Ramazanit startojnë disa ditë përpara mbërritjes së tij.

Shpërndarja e ndihmave në pako ushqimore ka filluar në këtë prag Ramazani me një aktivitet në Tiranë të mbështetur nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.

Fokus i kësaj ndihme prej 50 pakosh me artikuj ushqimorë kanë qenë pjesëtarë të shoqatës “Shpresë për jetën”.

Ndihma është shpërndarë nga punonjës të Fondacionit ALSAR dhe përfaqësues të WEFA-s të ardhur enkas në vendin tonë.

Sasia e shpërndarë është veç një pjesë e vogël e totalit prej 350 pakosh ushqimore që WEFA do të shpërndajë përgjatë Ramazanit në partneritet me Fondacionin ALSAR.

soap 2 day