Një bashkëpunim i ri, një iniciativë e re: ndihma ushqimore për të sëmurë rëndë

alsar

Gjithnjë në aktivitet humanitar, gjithnjë në kërkim të shtigjeve të reja në përmbushjen e misionit bamirës, Fondacioni “ALSAR” është treguar ngaherë i gatshëm të nisë bashkëpunime të reja dhe ta shtrijë më tej veprimtarinë.

Një kërkesë e tillë për bashkëpunim erdhi nga Shoqata Ryder Albania (SHRA), një organizatë jofitimprurëse e krijuar prej gati tridhjetë vitesh dhe që i është kushtuar kujdesit paliativ.

Bashkë me përgjigjen pozitive, bashkëpunimi i parë u konkretizua shumë shpejt, më 10 dhe 11 qershor.

Fondacioni “ALSAR” shpërndau 40 pako me ndihma ushqimore për të sëmurë me kancer në fazë terminale, sipas një liste të dhënë nga SHRA.

Shpërndarja u bë në Tiranë dhe në rrethinat e saj, në fshatra, duke vajtur shtëpi më shtëpi. E dedikuar përgjithësisht për këta të sëmurë, ndihma ushqimore shkoi dhe për të moshuar në nevojë.

Ndihma ushqimore është mbështetje e prekshme, e drejtpërdrejtë, për njerëz të tillë me sëmundje të rënda. Ajo u lehtëson në të njëjtën kohë ankthet, ndjenjën e vetmisë, braktisjes.

“ALSAR” u ka ardhur pandërprerë në ndihmë shtresave në nevojë. Bashkëpunimi me organizata të tjera të së njëjtës fushë, vendase apo të huaja, ka qenë i rëndësishëm në realizimin me sukses të projekteve. I suksesshëm mund të quhet dhe bashkëpunimi i parë me Shoqatën Ryder Albania.

Slide Slide Slide
soap 2 day