Një drekë e përbashkët për jetimë dhe familjarë të tyre

HASENE e pa të udhës t’i shtonte aktivitetit njëjavor në Shqipëri në ndihmë të fëmijëve
jetimë dhe shtrimin e një dreke të përbashkët për ta dhe familjet e tyre.
Dreka e cila mblodhi 30 familje jetimësh, mes tyre motra, vëllezër, dhe përgjithësisht
nëna, u organizua të mërkurën, më 27 tetor.
Atmosfera e krijuar nga rreth 100 persona në ambientin ku ata kaluan disa orë së
bashku në ngrënien e drekës dhe me bisedat spontane ishte e ngrohtë, e gëzuar,
festive. Familjarë jetimësh njohën njëri-tjetrin, ndanë hallet dhe shqetësimet,
falënderuan bamirësit.
Pas drekës së shtruar në një lokal të Tiranës, për të ftuarit u dhanë dhurata. Si dhe në
aktivitetet e tjera, ato ishin pako ushqimore, libra dhe mjete kancelarike për ndjekësit e
shkollave.
“Projekti i jetimëve”, i organizatës me qendër në Gjermani, HASENE, është vënë në
zbatim në vendin tonë falë bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR.

soap 2 day