Mes kontribuesve me ndihma në këto ditë të solidaritetit human ishte dhe fondacioni FİRDEVS, me qendër në Holandë.
Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, u ndihmuan shtresa në nevojë dhe fëmijë jetimë, në disa aktivitete të ndryshme.
Me përfaqësuesit e FİRDEVS-it, gjatë qëndrimit treditor në vendin tonë, u shpërndanë 176 pako me ushqime në fshatrat Mënik dhe Shupal.
Për agjërues, banorë dhe nevojtarë, u dhanë 120 vakte iftari të paketuara, ngrënë dhe së bashku në të njëjtin mjedis.
Në mbështetje të jetimëve, për 55 fëmijë u dhuruan veshmbathje, dhe ndihmë financiare u dha për 11 fëmijë.