Një mik i çmuar nga qyteti i Afjonit në Turqi merr pjesë në aktivitetet e Fondacionit ALSAR në Ramazan

Fondacioni ALSAR është vizituar në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit nga një mysafir i çmuar dhe nga një bashkëpunëtor i hershëm, ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Afjonit (Afyon) në Turqi, z. Burhanettin Çoban.

Miku i nderuar shoqërohej në vizitën e tij nga biznesmeni i njohur në të njëjtin qytet, z. Hakan Mehmet Kocaşaban.

Të dy kanë qenë të pranishëm gjatë vizitës në iftarin zyrtar të Fondacionit ALSAR të shtruar në mesin e javës së kaluar.

Vizita është shfrytëzuar dhe për një kontribut humanitar në Ramazan nga biznesmeni Hakan Mehmet Kocaşaban, dhënës i një ndihme financiare vjetore për dhjetë fëmijë jetimë dhe mundësues i dhurimit të veshmbathjeve për dyqind jetimë.

Z. Burhanettin Çoban ka qenë iniciator i binjakëzimit të qytetit të Afjonit dhe të Konispolit dhe e ka bërë binjakëzimin në kohën e ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Afjonit. Vizitues shumë herë më herët i Konispolit, me investime, ai e ka vizituar qytetin dhe tani. Ish-kryetari i Bashkisë së Afjonit është pritur nga kryetari aktual i Bashkisë së Konispolit, z. Ergest Dule. Një pritje i është bërë dhe në shkollën “Bido Sejko”, për të cilën ka kontribuar gjatë detyrës administrative në Afjon me ndihma në bazë materiale.

Z. Burhanettin Çoban ka marrë pjesë njëkohësisht në shpërndarjen e 300 pakove ushqimore në Konispol për komunitetin vendas.

Fondacioni ALSAR i përcjell falënderimet z. Burhanettin Çoban për vizitën dhe për përpjekjet për forcimin e lidhjeve vëllazërore, si dhe i shpreh mirënjohjen biznesmenit nga Afjoni, z. Hakan Mehmet Kocaşaban, për kontributin e dhënë humanitar.

soap 2 day