Njerëz në nevojë marrin vakte të paketuara iftari

Projekti i dhënies së vakteve të paketuara të iftarit gjatë muajit të Ramazanit ka vazhduar me intensitet dhe në ditët e fundit të tij.

Për dy ditë me radhë janë shpërndarë vakte iftari te komuniteti i romëve, në sasinë 100 paketime për çdo mbrëmje.

Një aktivitet i ngjashëm është zhvilluar në Kamëz, në një qendër të shërbimit social për të dhunuarat.

Sasi e njëjtë, prej 100 vaktesh të paketuara iftari, është dhënë për persona nën kujdesin e shoqatës Ryder Albania.

Realizimin e këtij projekti humanitar e mundësoi mbështetja e TİKA-s, Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në saje të bashkëpunimit mes Fondacionit ALSAR dhe TİKA-s, mijëra njerëz anembanë vendit janë ndihmuar në muajin e agjërimit dhe të solidaritetit human.

soap 2 day