Ditët e Ramazanit, të përjetuara dhe si ditë të solidaritetit human, i karakterizon aktiviteti i gjerë humanitar i Fondacionit ALSAR.
Në saje të këtij aktiviteti, shtresa e komunitete në nevojë në të katër anët e vendit ndihmohen e lehtësohen në jetën e tyre të përditshme.
TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, po mbështet një projekt humanitar të shpërndarjes së pakove me artikujt bazë ushqimorë.
Një segment në të cilin u krye shpërndarja e pakove gjatë kësaj jave ishte dhe ai që nisi me Fushë-Krujën, vazhdoi me Mamurrasin, Lezhën, Shkodrën dhe Malësinë e Madhe.
Edhe në këtë segment, ndihmën ushqimore e përfituan 300 familje jetimësh dhe të shtresave në nevojë.
Ky projekt humanitar ruan vazhdimësinë në Ramazan dhe përfshin shumë qytete dhe lokalitete, me ndihmën të pritur kudo me mirënjohje dhe falënderim.