Nxënës të Medresesë së Luginës së Preshevës vizitojnë Fondacionin ALSAR

Për t’u njohur me aktivitetin e një institucioni me zë në trevat shqiptare për kontributet e tij shoqërore dhe kombëtare, nxënës të Medresesë së Luginës së Preshevës i vizituan në fundjavë ambientet e Fondacionit ALSAR.

Nxënësit e shumtë i shoqëronin në vizitën e së shtunës profesorë të medresesë, të pritur të gjithë së bashku me dashuri dhe me kujdesin e nevojshëm.

Ata vizituan hapësirat e fondacionit dhe u njohën nga afër me organizimin e veprimtarisë së përditshme të tij.

Mikpritësit iu përgjigjën kërshërisë së tyre me shpjegime, duke u treguar ndërkaq dhe shumë prej botimeve të ALSAR-it.

Pas fjalës së dëgjuar në sallën e konferencave, vizitorët morën dhuratë libra të botuar nga Fondacioni ALSAR.

Profesorët që i shoqëronin nxënësit do të shprehnin mirënjohjen si për mikpritjen dhe për botimet e dhuruara.

soap 2 day