Pako me ndihma ushqimore shpërndahen në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin

Fondacioni ALSAR vazhdon të kryejë aktivitet të ngjeshur humanitar në ditët e begata të Ramazanit, duke dërguar në qytete e fshatra të Shqipërisë ndihma ushqimore e duke përçuar anekënd frymën e solidaritetit njerëzor.

Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), një projekt i gjerë humanitar ka nisur zbatimin që në nisje të muajit të agjërimit.

Pjesë e ecurisë së tij ka qenë dhe shpërndarja e pakove me ndihma ushqimore në aksin që përfshin qarkun e Elbasanit.

Familje jetimësh dhe të tjera në nevojë kanë marrë ndihmën e dhënë bujarisht, të përbërë nga artikujt kryesorë ushqimorë.

Ndihmën ushqimore të shpërndarë në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin e kanë përfituar 300 familje të jetimëve dhe të shtresave sociale në nevojë.

Ky aktivitet humanitar i zhvilluar në partneritet mes ALSAR-it dhe TİKA-s nuk do të ketë të ndalur në Ramazan.

soap 2 day