Pako me ushqime në ditë Ramazani për njerëz në nevojë në verilindje të vendit.

I nisur në hyrje të muajit të begatë të agjërimit për besimtarët muslimanë, aksioni humanitar i Fondacionit ALSAR në bashkërendim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA, ka vazhduar të shtunën në katër qytete të tjera.

Automjetet me ndihma janë ndalur në Burrel, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi, për t’u shpërndarë pako me ushqime shtresave në nevojë, atyre në kushte jo të mira ekonomike dhe jetimëve.

Përfitues të ndihmës ushqimore në këto ndalesa ishin 150 familje, të lehtësuara sadopak në përditshmërinë e tyre.

Përtej pakove me ushqime si ndihmë materiale, aktiviteti mbart një frymë të fortë të solidaritetit human, të dallueshëm tani më tepër se në çdo kohë tjetër të vitit.

Projekti me mbështetjen ekskluzive të TİKA-s ecën drejt përmbushjes me mbërritjen e ndihmës në destinacione të tjera në ditët e ardhshme.

soap 2 day