Fondacioni ALSAR nuk resht së zhvilluari aktivitete humanitare gjatë këtij Ramazani. Nga një qytet në tjetrin, nga një lokalitet në tjetrin, punonjësit e tij dërgojnë ndihma kudo dhe përcjellin ngrohtësi njerëzore.
Segmenti ku ndihma e ALSAR-it mbërriti në këtë fundjavë përfshiu Milotin, Rrëshenin dhe Kukësin.
Ndihma në ushqime ishte e destinuar për familje jetimësh dhe në nevojë. Shpërndarja në Kukës u krye në koordinim me bashkinë e qytetit.
Sasia e ndihmës së shpërndarë përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë.
Ashtu si në shumë aktivitete të ngjashme të ALSAR-it në këtë muaj të begatë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) kontribuoi për dhënien e ndihmës humanitare.