Pako ushqimore, ndihmë financiare e zekatit dhe libra edukativë për fëmijë jetimë përmes realizimit të një projekti humanitar

Konkretizimi i një projekti humanitar solli në ambientet e Fondacionit ALSAR një numër fëmijësh jetimë, të shoqëruar nga nënat e tyre.

Një buqetë ndihmash i priste fëmijët, në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të veprimtarive të përbashkëta në ditët e fundit të nëntorit me shoqatën ADEMDER me qendër në Turqi.

Për jetimët u dhuruan pako me ushqime, çeqe me ndihmën financiare të zekatit, dhe një komplet librash edukativë për moshën e tyre, botim i Fondacionit ALSAR.

Në procesin dhurues u përfshi aktivisht kryetari i shoqatës ADEMDER, prof. dr. Ahmet Şimşirgil, që ua bëri më të ngrohtë mjedisin fëmijëve me buzëqeshjen e vazhdueshme.

Ndihmën e trefishtë e përfituan 28 jetimë, dëgjues së bashku me nënat dhe të një fjale të dobishme të mbajtur prej mikut nga Turqia.

Prof. dr. Ahmet Şimşirgil u foli dëgjuesve për rëndësinë e përkujdesit ndaj shtresës së jetimëve dhe për sipërmarrjet efektive të shoqatës ADEMDER dhe të Fondacionit ALSAR në këtë drejtim.

Kujdesi për jetimët si porosi kur’anore, si amanet i vazhdueshëm, cituar kështu prej tij, ishte një ripohim i vullnetit të dy enteve për ndihmë të pandërprerë për ta.

soap 2 day