Projektet e shtrimit të iftareve dhe të dhënies së vakteve të paketuara të iftareve ndjekin njëri-tjetrin ndërsa muaji i Ramazanit hyn në javën e fundit të tij.
Ato i mbështeti gjatë këtyre ditëve dhe WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.
Për anëtarë të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës u shtrua iftar në një ambient të gjerë.
Në Tiranë, për shtresa në nevojë dhe pjesëtarë të komunitetit rom u shpërndanë vakte të paketuara iftari, për t’u ngrënë në mjedise familjare.
Me mbështetjen e WEFA-s, u dhanë në tërësi iftare për 500 persona.
Ky ent humanitar mbështeti dhe disa veprimtari të tjera, nën organizimin e Fondacionit ALSAR, dhe të gjitha në ditë të solidaritetit human në Ramazan.