Për familje jetimësh dhurohet mish “Adak”

Me përparësi në aktivitetin humanitar të Fondacionit ALSAR, jetimët dhe familjet e tyre ndihmohen vijueshmërisht në forma e mënyra të ndryshme.

Përmes ndihmës u gjendemi pranë, lehtësohet përditshmëria e tyre dhe përcillet mesazhi i solidaritetit human.

Midis veprimtarive të kësaj jave është dhe ajo për shpërndarjen për familje jetimësh të një sasie mishi “Adak”.

Në mjediset e jashtme të Fondacionit ALSAR është shpërndarë mish “Adak” për 35 familje jetimësh.

Kontribues dhe mundësues i aktivitetit ishte individi bamirës Şükrü Alibaba.

soap 2 day