Për më shumë hapësira të gjelbërta, dhurohen pemë dekorative për parkun e qytetit të Progradecit

Sot, më 22 shkurt, u realizua në Pogradec projekti i dhurimit të pemëve për më shumë hapësira të gjelbërta.

Me këtë rast u dhuruan 25 pemë dekorative, që do t’ia shtojnë gjelbërimin dhe bukurinë qytetit buzë liqenit.

Aktiviteti nisi me pritjen e drejtorit administrativ të Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Ilir Xhakolli. Një bisedë e ngrohtë dhe falënderimi për ALSAR-in nga mikpritësi për këtë kontribut në gjelbërimin e qytetit e mbizotëruan takimin.

Më pas u vijua me mbjelljen në park të pemëve të dhuruara, ndjekur me kureshtje dhe mirënjohje dhe nga qytetarë në shëtitje.

ALSAR zhvillon prej vitesh projekte të tilla për përmirësimin e cilësisë së jetës. Fondacioni ka dhënë kontribut të vyer për shtimin e gjelbërimit si në kryeqytet dhe në qytete të tjera nëpërmjet realizimit të shumë projekteve për dhurimin dhe mbjelljen e pemëve.

Slide Slide Slide
soap 2 day