Si në çdo stinë vere, dhe në kuadër të aktivitetit të gjithanshëm të Fondacionit ALSAR për përkujdesjen ndaj brezit të ri, posaçërisht ndaj fëmijëve, për tre javë me radhë ka qëndruar e hapur shkolla verore.
Me një program edukativ dhe kulturor, ajo ka mbledhur fëmijë jetimë, duke u dhënë mundësi të kalojnë ditë të gëzuara në shoqëri dhe përfituese në aspektin e dijeve.
Ndarë në dy grupe, fëmijë të moshës nga 8 në 15 vjeç janë argëtuar dhe kanë marrë mësime të vlefshme për të sotmen dhe të nesërmen e tyre.
Ky aktivitet i zhvilluar vetëm në kryeqytet e ka patur qendrën në ambientet e Fondacionit ALSAR, ku është zhvilluar sot ceremonia e dhënies së certifikatave në mbyllje të tij.
Hareja fëmijërore e ditëve të kaluara në shkollën verore ishte e dukshme te çdo marrës i certifikatës përkatëse.
Realizimin e projektit të shkollës verore e mundësoi mbështetja nga HAYRAT, organizata me qendër në Turqi.