Pranë njerëzve në pritje të ndihmës, jepen pako me ushqime

Ndalesë tjetër e projektit të ndihmave të ngutshme dhe dimërore ishin Tirana dhe Fushë-Kruja.

Në ditë solidariteti human, pako me ushqime u shpërndanë për familje në nevojë dhe për njerëz në mjerim. Dhënë me mbështetjen e HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, në bashkërendim dhe bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ndihmat përçuan pakëz shpresë në përditshmërinë e vështirë të të ndihmuarve.

Pako ushqimore u dhanë në kryeqytet për 50 familje të shoqatës “Shpresë për jetën”. Po në Tiranë, përfaqësues të HASENE-së vizituan pesë familje e njerëz në kushte të mjerueshme, ndihmuar me pako ushqimore dhe batanije.

Ndihma në ushqime u shpërndanë dhe në Fushë-Krujë për 60 familje në nevojë dhe jetimësh.

Projektet humanitare zënë vend të rëndësishëm në veprimtarinë e ALSAR-it; prej tyre kanë përfituar e përfitojnë mijëra njerëz ngado. Bashkë me ndihmën ekonomike, ato përcjellin mesazhin aq të nevojshëm të solidaritetit human.

soap 2 day