Pranë shtresave në nevojë në ditë të solidaritetit human, ndihma ushqimore në Bërzhitë

Në valën e aktiviteteve humanitare të këtyre ditëve, të martën është realizuar shpërndarja e ndihmave ushqimore në njësinë administrative të Bërzhitës.

Pakot me artikuj ushqimorë janë shpërndarë në qendrën e njësisë, e njëkohësisht janë dërguar dhe në familje nevojtarësh.

Ndihma e dhënë, me mbështetjen nga WEFA, me qendër në Gjermani, përbëhej nga 200 pako me ushqime.

Të mbështetura nga kjo organizatë ndërkombëtare ndihmash do të jenë dhe disa veprimtari të tjera humanitare që do të zhvillohen këtë javë.

Zhvillimi i projekteve humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë është përparësi e Fondacionit ALSAR në muajin e Ramazanit, për sadopak lehtësim ekonomik dhe për ta përçuar ngado frymën e solidaritetit.

soap 2 day