Fondacioni “ALSAR” në përmbushje të programit të tij arsimor ka vijuar gjatë këtyre ditëve,ofrimin e konsulencës së nevojshme nxënësve të interesuar për të ndjekur studimet në Turqi. Në këtë konteks janë realizuar takime me maturantët e gjimnazeve “Havzi Nela” në Kukës dhe “Bido Sejko” në Konispol.Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i programit të bursave të studimit të ofruara falas nga shteti turk. Në këto takime u prezantuan kushtet,sistemi i aplikimit dhe mundësitë që ofron ky program bursash. Duke patur parasysh kushtet mjaft të favorshme dhe standardet bashkëkohore të universiteteve në Turqi, interesimi dhe dëshira për t’u bërë pjesë e këtij programi ishte mjaft e lartë.