Fondacioni “ALSAR” me rastin e festës së Fitër Bajramit, organizoi ceremoninë e pritjes në mjediset e selisë së tij, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, personalitete të ndryshme të fushës së kulturës, artit dhe shoqërisë civile.
Kryetari i Fondacionit “ALSAR” Z. Mehdi Gurra, gjatë ceremonisë së kësaj dite feste, që rrezaton vlera të solidaritetit human ndër të tjera iu shprehu mirënjohjen përfaqësuesve të pushtetit lokal për bashkëpunimin e tyre të ofruar në misionin e tyre të përbashkët, për t’iu ardhur në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, duke deklaruar gjithashtu se, institucioni që ai drejton në përmbushje të programit të tij mirëbërës shoqëror, do të vijojë veprimtarinë e dhurimit të ndihmesës së tij modeste dhe shtrirjes së dorës së bamirësisë, kudo ku ndihet nevoja, për të lehtësuar sadopak problemet e tyre ekonomike e shoqërore.
Është kjo një ditë e veçantë, që shërben edhe si një moment reflektimi për të kontribuar më shumë për të ardhmen e ndritur të shoqërisë dhe kombit shqiptar.