Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR përmban gjatë dimrit realizimin e një vargu projektesh që synojnë të lehtësojnë për të ndihmuarit përballimin e veçorive të kësaj stine.
Ndër projektet e përsëritura vit pas viti është ai i dhurimit të sobave për shtresa në nevojë.
Kështu, në kuadër të një projekti të ndihmës dimërore, janë dhuruar soba për ngrohje për shkollën 9-vjeçare në Mushqeta dhe për të mesmen e bashkuar në Krrabë.
Në aktivitetin e dhurimit morën pjesë administratori i njësisë Krrabë, nxënës, mësues dhe drejtuesit e shkollës.
Krahas përfaqësuesit të Fondacionit ALSAR, të pranishëm ishin dhe tre përfaqësueset e organizatës së ndihmave ndërkombëtare që e mundësoi realizimin e projektit, WEFA-s, me qendër në Gjermani.
Ndihma përbëhej nga 20 soba për ngrohje, dedikuar dy shkollave.
Përmes të njëjtit projekt do të përfitojnë ndihma të ngjashme këtë javë të tretë të dhjetorit dhe familje të fëmijëve jetimë.